Lushnja prej 3 muajsh pa Polici Rrugore, qytetarët numërojnë aksidentet dhe të lënduarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.10.2026, 13:48

Mungesa e Policisë Rrugore në qytetin e Lushnjës po ngre shqetësime serioze te qytetarët, të cilët denoncojnë aksidente të përsëritura dhe rrezikun e përditshëm në rrugë.

Një qytetar ka raportuar se vetëm një javë më parë, djali i tij 7-vjeçar u përplas nga një motor në të njëjtin vend, duke përfunduar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas tij, fëmija ka marrë trajtim mjekësor dhe është kthyer së fundmi nga spitali.

Qytetari ngre alarmin edhe për një tjetër aksident, ku një motor u përplas me një automjet, ndërsa makina u largua nga vendi i ngjarjes, sipas denoncimit.

Sipas qytetarit, prej rreth tre muajsh në Lushnjë mungon shërbimi i Policisë Rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe motorëve lëvizin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.

Ai thotë se kjo mungesë lidhet me një urdhër që pengon praninë e Policisë Rrugore në qytet, informacion që, sipas tij, e ka marrë nga punonjës të Drejtorisë në Fier.

Përmes këtij denoncimi, qytetari u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë dhe të rikthejnë kontrollet rrugore në Lushnjë, për të parandaluar aksidentet e mëtejshme.

“Duhet prani e Policisë Rrugore në qytet. Po lëvizin si të çmendur”, është apeli i qytetarit, i cili kërkon masa konkrete për të garantuar sigurinë e banorëve dhe veçanërisht të fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit