Thethi ka nevojë për vizitorë si Laureta dhe Amal, nënë e bijë mbledhin mbeturinat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.10.2026, 13:28

Laureta dhe vajza e saj, Amal, kanë udhëtuar sot nga Tirana drejt Thethit, jo vetëm për të shijuar bukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare, por edhe për të dhënë një shembull të bukur qytetarie.

Të pajisura me qese të zeza dhe doreza, nënë e bijë kanë mbledhur mbeturinat e lëna pas nga vizitorët në këtë perlë natyrore, duke treguar se dashuria për natyrën dëshmohet më së miri përmes veprave.

Përmes këtij gjesti domethënës, Laureta dhe Amal u bëjnë thirrje të gjithë vizitorëve dhe qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj mjedisit, duke mos i hedhur mbeturinat në natyrë.

Thethi, që çdo ditë mirëpret mijëra turistë vendas dhe të huaj, është një nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë dhe meriton të ruhet i pastër, në mënyrë që bukuritë e tij të shijohen edhe nga brezat e ardhshëm.

Shembulli i Lauretës dhe Amalit na kujton se mbrojtja e mjedisit nis nga secili prej nesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit