Erion Braçe pasi u dhjaks në mbledhjen me dyert e mbyllura me Ramën dhe ia hëngri presionin, ka dalë sot me një reagim përmes rrjeteve sociale.
“Votova që të mos iki nga PS”, shprehet socialisti, duke treguar dhe njëherë që paga si deputet është me e ëmbël se nevoja e vërtetë e popullit.
Ndonëse ishte pozicionuar kundër Territoriales, pasi Rama mblodhi kokë më kokë delet e tij, një ndër to dhe Braçen, ky i fundit ndërroi mendim duke votuar pro.
Pasi hodhi poshtë popullin që gjoja mendon për to, pasi hodhi poshtë zotimin se do të dalë kundër reformës në fjalë, pasi hëngri presionin e lartmadhërisë së tij Rama, Braçe ka dalë sot duke lehur për atë që e mban në parti, Edi Ramën.
Gjoja i indinjuar, Braçe thotë se Rama është i dashuruar me pushtetin, fuqinë e autoritetin duke iu shitur qytetarëve si gjoja parimor, por që në të vërtetë iu bind Ramës dhe me votën e tij shkriu 15 bashki.
Dhe kështu i nderuar popull, shfaqjet nga kampi i socialistëve, aty ku delet e kësaj partie bëjnë sikur dalin kundër të zotit të partisë, nuk kanë fund. Një shfaqje e denjë për film tragjikomedi sapo na serviri dhe çerri i PS, i cili nga frika e Ramës votoi Territorialen, ndërsa sot del dhe flet për parime politike për t’ju hedhur hi syve popullit.