Ambasadori amerikan dhe dy senatorë në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2026, 12:00

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, i shoqëruar nga senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, zhvilloi këtë të shtunë një takim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ata u pritën nga kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.

Senatorët Shaheen dhe Durbin ndodhen këto ditë në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë vizitës, ata janë takuar edhe me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të takimeve me përfaqësues të institucioneve shqiptare.

Vizita vjen pak ditë pasi ambasadori amerikan Eric Wendt zhvilloi një tjetër takim me kreun e SPAK-ut, ku theksoi se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm përbën një ndër prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit