Goditje në shenjë, ministrja e Ramës pëson “headshot”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2026, 09:58

Ky moment është fiks kur zogjtë të fluturojnë rreth kokës pas një goditjeje! Ministrja Eriona Ismaili e ka provuar nga afër gjatë sherrit në Kuvend pas votimit të Territoriales, ku një shishe uji e goditi drejtpërdrejt në kokë.

Goditja erdhi nga Klevis Balliu gjatë tensioneve të seancës së 9 tetorit, kur deputetët e opozitës hodhën shishe uji në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Mes fluturimeve në sallë, njëra prej tyre përfundoi në kokën e ministres.

Me sa duket, në Kuvend nuk mjafton të ndjekësh debatin me vëmendje, por duhet të mbash edhe sytë nga qielli… ose të paktën nga shishet që fluturojnë mbi kokë. Për Eriona Ismailin, seanca parlamentare solli një “headshot” të vërtetë, pa efekte speciale dhe pa pasur nevojë për ekran videoloje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit