Komenti në Facebook kundër profetit Muhamed i kushton jetën 24-vjeçarit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2026, 09:00

Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, pasi u shpall fajtor për blasfemi ndaj Islamit dhe profetit Muhamed për shkak të një komenti të publikuar në Facebook. Sipas BBC-së, Anojan Sivarasa, një punëtor emigrant, u përfshi në një debat në rrjetet sociale dhe publikoi një koment fyes në gjuhën tamile, të cilin e fshiu menjëherë, duke kërkuar më pas falje edhe përmes një videoje. Megjithatë, një fotografi e komentit iu dërgua punëdhënësit të tij dhe më pas autoriteteve saudite, duke çuar në nisjen e procedurave ligjore ndaj tij.

Fillimisht, Gjykata Penale e Al-Ahsa e dënoi të riun me pesë vite burg dhe një gjobë prej 3 milionë rialësh sauditë, rreth 800 mijë dollarë. Por, pas apelimit, më 17 shtator, prokuroria kërkoi që çështja të shqyrtohej sipas ligjit të Sheriatit dhe jo legjislacionit për krimet kibernetike. Gjykata e Apelit pranoi kërkesën dhe ndryshoi vendimin, duke e dënuar me vdekje. Çështja ka shkaktuar reagime të forta në Sri Lanka, ndërsa familja e 24-vjeçarit ka kërkuar falje nga autoritetet saudite. Nëna e tij, Rasamanickam Yogalakshmi, ka bërë gjithashtu një apel publik për t’i shpëtuar jetën djalit të saj.

Qeveria e Sri Lankës ka konfirmuar se po përdor kanalet diplomatike për të kërkuar faljen e të riut. Presidenti Anura Kumara Dissanayake është takuar me familjen dhe ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve saudite, ndërsa një delegacion ligjor pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me avokatët vendas hapat e mëtejshëm. Sipas raportimeve, familjarët nuk kanë pasur informacion për gjendjen e Sivarasës që prej 28 shtatorit, ndërsa autoritetet saudite nuk kanë njoftuar një datë për ekzekutimin. Rasti ka shtuar shqetësimin e familjes, e cila shpreson që përpjekjet diplomatike dhe ligjore të çojnë në faljen e 24-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit