Perandoresha, pasi zgjidhi të gjitha hallet e Durrësit, triumfon me heqjen e kabllove

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 09.10.2026, 18:12

Kur Perandoresha e Durrësit, Emiriana e Madhe, lëshon dekretin e radhës për mbretërinë e saj, ne thjesht duhet të ulim kokën dhe të duartrokasim përpara gjenialitetit urbanistik. Ndërsa provincat e tjera të humbura mund të merren me vogëlsira si gropat e rrugëve, mungesa e ujit apo mjerimi i përditshëm, Perandoresha jonë e ka përqendruar shikimin e saj të mprehtë aty ku dhemb më shumë: tek armiku i padukshëm i qiellit durrsak, telat e internetit në Lagjen nr. 17.

Me një operacion prej strategu ushtarak, ku kontrastet “Para” dhe “Pas” dëshmojnë fitoren madhështore ndaj kabllove, tashmë të zhdukura nga fasadat, oborri mbretëror na kujtoi se funksionaliteti i një qyteti matet me pastërtinë e horizontit. Sigurisht, kabllot janë një problem që kërkon vëmendje, por ta shndërrosh këtë ndërhyrje modeste në trofeun e vitit, ndërkohë që pjesa tjetër e qytetit lëngon nga hallet e vjetra, kërkon një talent të rrallë për ironi, që vetëm kjo administratë di ta ofrojë.

Rrofsh, Madhëri, që na fshive telat nga sytë, se për gjithë të tjerat jemi të sigurt se Perandoria po lulëzon në heshtje!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit