Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllanë e sa

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2026, 17:23

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin pasditen e kësaj të premte, ku dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Livoq i Ulët.

Valon Ramushi është identifikuar nga raportimet mediatike si personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe një burrë tjetër, për të cilin raportohet se ishte vëllai i saj. Kjo lidhje familjare ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se një burrë rreth 30 vjeç është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e moshës së përafërt është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili pas trajtimit fillestar në Spitalin e Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të përcjella nga Policia, i dyshuari është vetëdorëzuar tek autoritetet pas ngjarjes.

Policia dyshon se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare, ndërsa motivi që çoi në këtë tragjedi mbetet ende i paqartë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjilanin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit