Tragjedi në Gjilan: Burri dyshohet se vrau gruan dhe kunatin, plagos edhe vëllain tjetër të saj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2026, 16:35

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Livoqin e Gjilanit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve të para, një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe njërin prej vëllezërve të saj, ndërsa vëllai tjetër i gruas ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësi të shumta të Policisë së Kosovës dhe hetuesit, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.

Për shkak të rëndësisë së rastit, në vendngjarje kanë dalë edhe dy prokurorë të shtetit.

Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit