U rrokullis tre herë, autobusi me shqiptarë dhe turistë aksidentohet në Korfuz

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.10.2026, 15:17

Një autobus me rreth 30 persona në bord është përfshirë në një aksident në zonën e Palokastricës, në ishullin e Korfuzit, Greqi.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i autobusit dyshohet se ka pasur probleme me frenat, të cilat nuk kanë funksionuar siç duhet. Si pasojë, autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur tri herë.

Në autobus udhëtonin shtetas të huaj, mes tyre edhe shqiptarë. Pas aksidentit, është ndërhyrë për nxjerrjen dhe shpëtimin e pasagjerëve nga bagazhi.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për numrin dhe gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.

Priten detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit