Reagon sërish Eli Fara: Kompozitori i është hapur shokëve, shih me ç’femra merrem

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.10.2026, 13:48

Pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime në rrjetet sociale, këngëtarja Eli Fara ka reaguar sërish në Instagram Story, këtë herë duke shpërndarë mesazhin e një ndjekësi që e mbështet dhe dënon cenimin e privatësisë së saj.

Në mesazhin e publikuar përmendet drejtpërdrejt edhe Adi Hila, për të cilin shkruhet se ka realizuar videon. “Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga këngëtarja.

Më tej, autori i mesazhit mbron Farën, duke theksuar se ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar duke vendosur vetë për trupin dhe ndjenjat e saj, ndërsa kritikon tabutë që shoqëria shqiptare ka ende ndaj seksit.

Reagimi vjen pas denoncimit të bërë nga këngëtarja në polici për shkelje të privatësisë. Ndërkohë, edhe Adi Hila ka bërë kallëzim, duke pretenduar se është hakeruar.

Të dy kallëzimet lidhen me pretendime të ndryshme: ai i Hilës për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe ai i Farës për shkelje të privatësisë dhe vepra të tjera të dyshuara që lidhen me të dhënat kompjuterike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit