E dhimbshme: Ndërron jetë 27-vjeçarja Valmira Stublla, për të cilën u kërkua ndihmë për transplantimin e veshkës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2026, 12:45

Një lajm i trishtë ka prekur familjen Stublla dhe të gjithë qytetarët që ditë më parë u solidarizuan për t’i shpëtuar jetën 27-vjeçares Valmira Stublla.

E reja ka ndërruar jetë më 8 tetor, duke humbur betejën për jetën, ndërsa familjarët kishin kërkuar ndihmë financiare për t’i mundësuar transplantimin e veshkës jashtë vendit.

Për ndërhyrjen e nevojshme kërkoheshin 30 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen. Thirrja për ndihmë ishte shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë ishin ftuar të kontribuonin për t’i dhënë Valmirës një mundësi për trajtim.

Fatkeqësisht, shpresat për shpëtimin e saj u shuan më 8 tetor, kur familjarët dhanë lajmin e dhimbshëm për ndarjen e saj nga jeta në moshën vetëm 27-vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 9 tetor, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Halabak të Podujevës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Stublla dhe të gjithë të afërmve të Valmirës. U prehtë në paqe!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit