Kërcenohen institucionet shqiptare: Jam udhëheqës i milicisë serbe, ju kam vendosur bombë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.10.2026, 10:25

Disa institucione në Shqipëri kanë marrë email-e kërcënuese, ku pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesat e tyre dhe paralajmërohet hakmarrje. Mesazhet dyshohet se u janë dërguar rreth 150 adresave të institucioneve, ndërsa autori prezantohet si “udhëheqës i Milicisë Serbe” dhe përdor gjuhë të rëndë kërcënuese ndaj shqiptarëve, duke përmendur edhe çështjen e njohjes së Kosovës.

“Në ndërtesën tuaj kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore”, thuhet në një pjesë të mesazhit, ku autori kërcënon gjithashtu me vrasjen e shqiptarëve. Përmbajtja e email-eve ka ngritur shqetësime për sigurinë, ndërsa pretendimet për praninë e mjeteve shpërthyese mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

Ndërkohë, Policia ka nisur punën për identifikimin e personit që qëndron pas dërgimit të mesazheve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet po hetojnë rastin për të verifikuar vërtetësinë e kërcënimeve dhe për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë rrezik konkret për institucionet e prekura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit