Kutia elektrike e hapur në Rrugën e Dibrës, rrezik për kalimtarët

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 09.10.2026, 10:18

Një kuti elektrike e lënë e hapur dhe pa kapakun mbrojtës përbën rrezik për kalimtarët në Rrugën e Dibrës, pranë Kompleksit Halili, në Tiranë.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë se kutia metalike, e vendosur në mur në nivelin e trotuarit, ka lidhjet dhe përcjellësit elektrikë të ekspozuar, pa asnjë masë sigurie apo shenjë paralajmëruese. Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të reshjeve të shiut, pasi lagështia pranë instalimeve elektrike mund të shtojë rrezikun për këdo që kalon në afërsi. Përpara kutisë shihet vetëm një tabelë reklamuese, e cila nuk ofron asnjë mbrojtje.

Duke qenë se bëhet fjalë për një zonë të frekuentuar nga këmbësorët, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, nevojitet ndërhyrje sa më e shpejtë nga autoritetet përgjegjëse për të siguruar dhe mbyllur kutinë elektrike, përpara se situata të sjellë pasoja për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit