“Era e qelbur na mbyti”/ Mbeturinat pushtojnë Rrugën Drenica në Durrës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.10.2026, 00:22

“Cfarë bëhet në Durrës? Nuk ka as kosha ku t’i hedhim plehrat”. Ky është shqetësimi i një banori të Lagjes 17 në Durrës, i cili denoncon situatën e rënduar me mbeturinat në Rrugën Drenica.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një grumbull i madh mbeturinash të hedhura buzë rrugës dhe pranë mureve rrethuese të banesave.

Mes mbetjeve dallohen qese plastike, shishe, kartona, një karrige e thyer dhe sende të tjera të hedhura, ndërsa në një moment shihet edhe një person i moshuar pranë grumbullit të mbeturinave.

Sipas banorit, në zonë nuk ka kosha për hedhjen e mbetjeve dhe, për këtë arsye, plehrat përfundojnë në rrugë. Ai thotë gjithashtu se mbeturinat nuk pastrohen dhe se era e rëndë është kthyer në një shqetësim për banorët.

“Era qelbur, na mbyti”, shprehet ai në mesazhin dërguar redaksisë.

Banori kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Durrës për vendosjen e koshave dhe pastrimin e zonës, duke theksuar se situata është kthyer në një problem të përditshëm për banorët e Lagjes 17.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit