Një mesazh i veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një shqiptar që ndodhet në Mekë, në një prej vendeve më të shenjta të Islamit.
Në videon e dërguar, qytetari shfaqet pranë Qabes dhe, përmes një lutjeje, përcjell një mesazh të fortë për politikanët shqiptarë, të cilët ai i konsideron përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi pas 35 viteve të fundit.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, nga ky vend i bekuar”, shprehet ai në video, përpara se të vijojë me lutjen e tij.
“E lusim Zotin e gjithësisë, që ata të cilët kanë qenë shkak për 35 vite me radhë të shkatërrohet vendi ynë dhe të shkojë në këtë gjendje që është, Zoti t’i shkatërrojë dhe t’u japë hakun që meritojnë. Amin!”, shprehet shqiptari.
Një lutje e bërë mijëra kilometra larg Shqipërisë, por me një mesazh që lidhet drejtpërdrejt me pakënaqësinë ndaj klasës politike shqiptare dhe mënyrës se si është qeverisur vendi ndër vite.
Videoja e tij përcjell një tjetër formë të revoltës së shqiptarëve ndaj atyre që ai i sheh si përgjegjës për problemet e vendit, këtë herë nga Qabeja, në zemër të Mekës.