“Edhe mjeti i OSSH-së futet në radhë”/ Qytetari denoncon parakalimin në rrugën e Rinasit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.10.2026, 20:38

Trafiku i rënduar në rrugën e Rinasit është kthyer në një problem të përditshëm për drejtuesit e mjeteve, ndërsa një qytetar denoncon një manovër të kryer nga një automjet me logon e OSSH-së.

Në pamjet e dërguara, në radhën e gjatë të automjeteve shihet një pikap i bardhë Mitsubishi, në derën e të cilit dallohet logoja e OSSH-së.

Mjeti tenton të kalojë përpara dhe të futet mes automjeteve që presin në radhë, duke ndërhyrë në rrjedhën e qarkullimit.

Në sekondat e fundit të videos, kamera fokusohet te automjeti dhe targa e tij, AB 469 DK, ndërsa qytetari shpreh shqetësimin për manovrën e kryer në një moment kur trafiku është i ngjeshur.

Sipas denoncuesit, raste të tilla e rëndojnë edhe më shumë qarkullimin në një aks ku trafiku është problem i përditshëm.

Pamjet tregojnë vetëm manovrën e automjetit dhe nuk përcaktojnë nëse drejtuesi ka pasur ndonjë arsye operacionale apo autorizim për të vepruar në këtë mënyrë.

Qytetari kërkon që rasti të verifikohet dhe të sqarohet nëse mjeti po kryente ndonjë shërbim që justifikonte manovrën e kryer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit