Një aksident është shënuar në afërsi të rreth-rrotullimit, në bypass-in e autostradës në Lushnje.
Një automjet tip Ford ka dalë nga rruga, është përplasur me murin e një biznesi dhe ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi. Më pas, pas disa rrotullimeve, automjeti ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Qarkullimit, të cilët po dokumentojnë aksidentin dhe po menaxhojnë trafikun. Ndërkohë, policia shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, duke humbur kontrollin mbi mjetin dhe duke dalë nga rruga.