Çifti aksidentohet në rrugë, i riu zbret me vrap nga makina dhe u shkon në ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2026, 16:52

Një gjest human është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnje–Grabian, në zonën e Bishtit të Zhurit, ku një automjet është përfshirë në një aksident.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa në automjet ndodhej një çift, burrë e grua.

Në momentet e para pas aksidentit, një djalë nga Këlcyra i quajtur Klement Hoxha, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, është afruar menjëherë për t’u ardhur në ndihmë.

Sipas dëshmisë, gruaja kishte pësuar një goditje të lehtë brenda automjetit dhe ishte e tronditur emocionalisht nga situata. I riu nuk ka qëndruar indiferent, por është gjendur pranë çiftit, duke i mbështetur dhe duke u dhënë kurajë në ato momente paniku.

Një veprim i thjeshtë, por me shumë vlerë njerëzore, veçanërisht në një moment kur një fjalë e mirë dhe një dorë ndihme mund të bëjnë shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit