Një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania vjedhjen e një telefoni iPhone 15, ngjarje e cila, sipas tij, ka ndodhur të hënën, më 5 tetor, rreth orës 10:00, pranë Qendrës së Specialiteteve nr. 3, në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.
Sipas denoncimit, telefoni është vjedhur brenda një furgoni. Pronari i bën thirrje personit që e ka marrë që ta rikthejë telefonin, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të bëjë denoncim në polici.
Ai kërkon që telefoni të dorëzohet para datës 10 tetor, te zona e fruta-perimeve pranë vendit ku ka ndodhur vjedhja.
“Ju lutem personit që e ka kryer veprimin të rikthejë telefonin menjëherë ose do të bëj denoncimin në polici”, thuhet në denoncimin e qytetarit.
Nëse personi që e ka marrë telefonin e lexon këtë mesazh, pronari i kërkon ta dorëzojë brenda afatit të vendosur, përpara se çështja të referohet në polici.