E pazakontë në Prishtinë: Qytetarit i faturohen 2.50 euro për një orë përdorim të laptopit në lokal!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.10.2026, 15:51

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një lokal në Prishtinë, ku një qytetar është përballur me një faturë të papritur pasi kishte qëndruar duke punuar me laptop.

Përveç kafesë që kishte porositur, qytetarit i janë faturuar edhe 2.50 euro për një orë përdorim të laptopit.

Në kuponin fiskal të publikuar shihet se lokali ka faturuar 1.30 euro për një espresso dhe 2.50 euro për shërbimin e shënuar si “laptop 1 orë”, duke e çuar totalin në 3.80 euro.

Nuk dihet nëse kjo pagesë ka qenë për përdorimin e internetit apo thjesht për qëndrimin dhe punën me laptop në ambientet e lokalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit