Vezë, domate e gaz lotsjellës, çfarë nuk u pa nga protesta te Kuvendi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2026, 12:55

Tensione të herëpashershme janë shënuar para Parlamentit gjatë protestës kundër Reformës Administrativo-Territoriale. Në pamjet nga protesta shihen disa qytetarë të shtrirë në tokë, ndërsa disa protestues raportohet se kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.

Gjithashtu, disa persona kanë humbur ndjenjat gjatë zhvillimit të protestës dhe kanë pasur nevojë për ndihmë. Në mes të tensioneve, protestuesit janë parë duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të diskutohet dhe votohet Reforma Administrativo-Territoriale. Forca të shumta policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe kontrollin e situatës pranë Parlamentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit