Vjeshta po tregon gjithnjë e më shumë fytyrën e saj, ndërsa në Kosovë pritet ndryshim i motit, me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave relativisht të larta, vendi ynë do të përfshihet nga masa më të ftohta ajrore.
Sipas tij, sonte priten reshje shiu, ndërsa nga dita e nesërme temperaturat do të fillojnë të bien. Një ftohje edhe më e theksuar parashikohet gjatë pjesës së dytë të javës së ardhshme.
Rugova ka theksuar gjithashtu se viti 2026 mund të renditet si viti i dytë më i ngrohtë në Prishtinë, menjëherë pas vitit 2024.
Kështu, pas një periudhe me mot të ngrohtë, qytetarët duhet të përgatiten për ditë më të freskëta, reshje shiu dhe temperatura më të ulëta.