Kuvendi pritet të nisë punimet pas pak, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masa në terren për shkak të protestës së paralajmëruar. Krahas “Flamingove”, edhe Partia Demokratike ka njoftuar se do të kundërshtojë brenda dhe jashtë Kuvendit votimin e reformës së re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.
Efektivët e policisë janë pozicionuar përgjatë aksit nga Xhamia e Namazgjasë në “Rrugën e Elbasanit” deri te Ministria e Brendshme, në kuadër të masave të sigurisë për protestën. Forcat e policisë janë vendosur në pika të ndryshme përgjatë zonës, ndërsa situata monitorohet nga autoritetet.
Pavarësisht pranisë së shtuar të policisë, rruga nuk është bllokuar për momentin dhe qarkullimi vijon normalisht. Pritet që masat e sigurisë të shtohen në varësi të numrit të protestuesve dhe zhvillimit të tubimit.