Të 63 minatorët që mbetën të bllokuar mbrëmë në minierën e Trepçës, në Stantërg, kanë arritur të dalin të sigurt dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Minatorët kishin mbetur të ngujuar pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike, i cili ndodhi rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një problemi në trafostacion.
Situata kishte shkaktuar panik dhe stres te minatorët, ndërsa disa prej tyre ishin detyruar të përdornin daljet alternative për t'u kthyer në sipërfaqe.
Njëri prej minatorëve kishte rrëfyer se kushtet në nëntokë ishin vështirësuar për shkak të ajrit, duke treguar se kjo ishte hera e tretë që përjetonte një situatë të tillë.
Fatmirësisht, gjithçka ka përfunduar mirë dhe të gjithë minatorët janë kthyer shëndoshë e mirë!