Korçë: Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.10.2026, 23:19

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, ndërsa i riu u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua trajtimit në reanimacion. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Sipas raportimeve, viktima është 18-vjeçari Florian Matraku. Automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., e ka përplasur të riun në rrethana që ende po hetohen. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit