Një situatë shqetësuese është krijuar mbrëmjen e sotme në minierën e Trepçës, ku 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 11-të.
Sipas komandantit të Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, shkak është bërë djegia e trafos kryesore të këtij horizonti.
Ekipet emergjente ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e minatorëve, të cilët aktualisht vijojnë të jenë brenda minierës.
“63 minatorë janë ngujuar. Trafoja kryesore është djegur. Jemi duke punuar për nxjerrjen e tyre”, deklaroi Ibishi.
Deri më tani nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të minatorëve, ndërsa operacioni për nxjerrjen e tyre vijon.