Malësi e Madhe: 19-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëvarur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.10.2026, 22:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh të Malësisë së Madhe, ku një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Informacioni për ngjarjen është përcjellë në redaksinë e JOQ Albania nga një banor i zonës, ndërsa rasti është konfirmuar për redaksinë tonë edhe nga Policia.

Sipas Policisë, 19-vjeçarja me inicialet D.Gj. është gjetur pa shenja jete.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që mund ta kenë çuar të renë drejt këtij akti ekstrem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit