E rëndë në Kurbin, babai godet aksidentalisht për vdekje të bijën 3-vjeçare me mjet bujqësor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.10.2026, 21:21

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë vetëm 3 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në oborrin e banesës.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 19:50, babai i së miturës, B. A., 45 vjeç, po manovronte një mjet bujqësor kur, në rrethana që ende po hetohen, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij.

Përplasja ka rezultuar fatale për 3-vjeçaren, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit