Një video që po qarkullon me shpejtësi orët e fundit në rrethet mediatike dhe rrjetet sociale në Tiranë ka ngritur shqetësime të mëdha mbi sigurinë e qytetarëve dhe reagimin e institucioneve të zbatimit të ligjit.
Pamjet e shpërndara pretendohet se tregojnë një episod të rëndë të ndodhur në ambientet e një lokali në kryeqytet, ku një e re, viktimë e kësaj ngjarjeje, emri i së cilës nuk bëhet me dije për arsye etike, duket në gjendje të pambrojtur, ndërsa ndaj saj kryhen veprime intime të turpshme dhe ngacmime seksuale në "dritën e diellit". Në pamje shihet se e reja përpiqet të kundërshtojë dhe të shmangë situatën, ndërsa në ngjarje pretendohet se është i përfshirë biznesmeni Redi Popesku bashkë me një person tjetër.
Pamjet e raportuara konsiderohen mjaft të rënda dhe kanë nxitur reagime të ashpra publike. Pyetja kryesore që ngrihet sot është: Përse mungon ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit?
Burime mediatike bëjnë me dije se Policia e Shtetit e ka në disponim këtë material filmik. Publiku po pret një reagim transparent dhe të shpejtë nga drejtuesit e policisë, përfshirë drejtorin Skënder Hita, për të sqaruar nëse ka nisur një hetim kryesisht për këtë ngjarje.
Kërkesa e opinionit publik është e qartë: zbatimi i barabartë i ligjit për këdo. Publiku pret të shohë veprime konkrete nga Policia e Shtetit, përfshirë dokumentimin e ndalimit apo arrestimit të të përfshirëve, ashtu siç është vepruar në rastet e bujshme të fundit, siç ishte aksioni për ndalimin e Ergys Agasit.
Nëse raste të tilla kalohen në heshtje apo pa hetim të plotë, krijohet një precedent i rrezikshëm ku secila vajzë apo grua mbetet e cenueshme dhe e pambrojtur ndaj kujtdo që ngel i paprekshëm nga ligji.
Emri i Redi Popeskut nuk është i panjohur për publikun dhe kronikën e zezë në kryeqytet. Ai njihet si biznesmen në fushën e lokaleve të natës dhe shërbimit në Tiranë, por më së shumti emri i tij u bë me peshë në mediat vendase pas ngjarjes së bujshme të ndodhur në tetor të vitit 2018 në zonën e Bllokut.
Popesku ishte një nga dëshmitarët dhe personat e përfshirë në përplasjen me armë brenda lokalit "Monopol", ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën disa të tjerë. Ajo ngjarje e vendosi atë në qendër të vëmendjes për shkak se në ngjarje u përfshinë Ervis Martinaj dhe Ervin Mata . Që prej asaj kohe, Popesku ka qenë shpesh në fokusin e mediatizimit për shkak të lidhjeve të tij me njohje të botës së biznesit dhe kronikës.
Tashmë syte e opinionit publik janë drejtuar nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria, nga të cilat pritet një deklaratë zyrtare për të verifikuar vërtetësinë e videos, kohën kur ka ndodhur ngjarja dhe masat e marra ndaj personave të përfshirë.