Karpeni në rrezik përmbytjesh? Banorët ngrenë alarmin për përroin e Leshnicës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.10.2026, 16:11

Një shqetësim serioz është ngritur nga banorë të zonës së Karpenit për gjendjen e Përroit të Leshnicës dhe rrezikun e përmbytjeve me rikthimin e reshjeve të dendura.

Sipas një raportimi të mbërritur nga një qytetar, dalja natyrore e përroit drejt detit është bllokuar, duke krijuar shqetësimin se ujërat mund të mos kenë më rrjedhje të lirë në det. Sipas tij, në rast reshjesh të forta, kjo situatë mund të shkaktojë përmbytje të konsiderueshme në zonën përreth.

Qytetari ngre edhe një tjetër problem shqetësues. Ai thotë se bllokimi i daljes në det lidhet me ndërhyrje për zgjerimin e sipërfaqeve të tokës, të cilat, sipas tij, do t’u shërbenin projekteve të mëdha turistike dhe ndërtimit të resorteve në zonë.

Banorët kërkojnë që autoritetet lokale dhe institucionet përgjegjëse për administrimin e ujërave dhe territorit të inspektojnë urgjentisht zonën, të verifikojnë nëse rrjedhja drejt detit është penguar dhe të marrin masat parandaluese përpara reshjeve të forta.

A po rrezikohet Karpeni nga një situatë që mund të parandalohet? Kjo është ajo që kërkojnë të dinë banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje dhe sqarime nga autoritetet përpara se reshjet të sjellin pasoja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit