Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk janë konsultuar lidhur me ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Zëdhënësi Michael Doyle ka deklaruar se, për momentin, Gjykata nuk ka koment për ndryshimet e propozuara, ndërsa fokusi mbetet te përmbushja e mandatit të saj.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka deklaruar Doyle.