Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, plagoset e moshuara

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2026, 09:25

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik mëngjesin e sotëm në Roskovec, ku një grua rreth 75 vjeçe ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të të moshuarve Nexhip dhe Naile Sadiku, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur teksa e moshuara po përpiqej të ndizte sobën me gaz.

Naile Sadiku ka pësuar djegie në trup dhe është nxjerrë nga banesa me ndihmën e fqinjëve dhe familjarëve. Ajo është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, duke dëmtuar rëndë një pjesë të katit dhe disa ambiente të saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. Paraprakisht po verifikohet mundësia e një defekti apo rrjedhjeje gazi, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit