Kamioçina përplaset me furgonin në Nartë, plagosen pesë indianë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2026, 08:16

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Në përplasje janë përfshirë një kamionçinë dhe një furgon që transportonte gjashtë persona. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, pesë persona kanë mbetur të lënduar. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj me origjinë indiane, të cilët po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës, në një fasoneri pranë zonës. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve, ndërsa pritet që në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje mbi identitetin e tyre dhe shkaqet e përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit