Fitore me vuajtje ndaj San Marinos, Shqipëria ngjitet në krye të grupit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2026, 22:45

Shqipëria ka marrë një fitore që dukej e pamendueshme deri pak minuta para fundit, duke mposhtur San Marinon 2-1 në “Air Albania” dhe duke u ngjitur në krye të grupit.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në avantazh që në minutën e 11-të me Kristjan Asllanin me një gol të bukur nga distanca, por gjithçka u komplikua në pjesën e dytë. San Marino barazoi në minutën e 66-të me Lorenzo Lazzarin, duke tronditur stadiumin dhe duke e futur Shqipërinë në një situatë të papritur.

Në minutat e mbetura, Kombëtarja u përpoq të gjente golin e fitores, por pa sukses. Shpëtimi erdhi në fund, kur Shqipëria fitoi një penallti në minutën e 90-të dhe Asllani e shndërroi në gol, duke vulosur fitoren 2-1.

Një rezultat që, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese, merr një vlerë të madhe për Shqipërinë falë edhe asaj që ndodhi në ndeshjen tjetër të grupit.

Bjellorusia mposhti Finlandën, duke i hapur rrugën kuqezinjve për të marrë kreun e Grupit C1. Pas katër ndeshjeve, Shqipëria shkon në 9 pikë, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia mbeten me nga 7 pikë.

Kështu, një mbrëmje që për pjesën më të madhe të saj po dukej si një zhgënjim i madh, përfundon me Shqipërinë në krye të grupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit