“Na kanë bllokuar garazhet”/ Punimet pranë shkollës “Skënder Çaçi” shqetësojnë banorët

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.10.2026, 22:29

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën e krijuar nga punimet pranë shkollës 9-vjeçare “Skënder Çaçi”, në zonën e Medresesë në Tiranë.

Sipas saj, punimet kanë nisur prej rreth një jave, ndërsa mjetet e rënda dhe materialet e ndërtimit kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të rrugicës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një fadromë e madhe e vendosur në rrugë, me lopatën dhe krahun e saj të ulur në tokë.

Më tej, përgjatë rrugicës shihen paleta me tulla dhe pllaka shtrimi të stivuara dhe të mbështjella me ambalazh plastik, të vendosura pranë ndërtesave dhe hyrjeve.

Rruga në këtë segment është e çmontuar, me shtresën e hequr dhe sipërfaqen e mbuluar me dhe. Në të dyja anët dallohen hyrje banesash dhe garazhesh.

Në fund të pamjeve shfaqet porta kryesore e shkollës 9-vjeçare “Skënder Çaçi”, duke identifikuar zonën ku po zhvillohen punimet.

Qytetarja thotë se, për shkak të gjendjes së rrugës dhe materialeve të vendosura në të, banorët kanë vështirësi në aksesin me automjetet dhe në nxjerrjen e makinave nga garazhet.

Ajo kërkon që punimet të përshpejtohen dhe të merren masa për të garantuar kalimin dhe aksesin e banorëve gjatë kohës që ndërhyrja vijon.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga qytetarja, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e Bashkisë Tiranë dhe strukturave përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit