“Kabllo trefazore e prerë”/ E ekspozuar në asfalt, pak metra larg Zogut të Zi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.10.2026, 21:56

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një kabllo elektrike të prerë dhe të ekspozuar pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi, në zonën e Ringut në Tiranë.

Në pamjet e dërguara shihet një kabllo e trashë elektrike që del nga një tub mbrojtës dhe shtrihet direkt mbi asfalt, pranë trotuarit dhe automjeteve të parkuara.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për një kabllo trefazore, ndërsa pjesa e prerë është e pambrojtur dhe e ekspozuar.

Pamjet tregojnë se kablloja ndodhet në një zonë të frekuentuar, ku kalojnë këmbësorë dhe qëndrojnë automjete të parkuara.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve dhe strukturave përgjegjëse për verifikimin e situatës, sigurimin e zonës dhe marrjen e masave të nevojshme.

JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari dhe mbetet e hapur për reagimin e institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit