“Më hapi çantën dhe më vodhi portofolin”/ Gruaja shtatzënë denoncon vjedhjen në autobusin e Tiranës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.10.2026, 20:11

Një qytetare shtatzënë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje në autobusin e linjës në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Sipas denoncueses, sapo kishte hipur në autobus, ka ndjerë se një person i kishte hapur çantën dhe i kishte marrë portofolin.

Ajo thotë se ka zbritur menjëherë nga autobusi dhe është përpjekur ta përballojë personin, por ai është larguar me shpejtësi në këmbë.

Për shkak të shtatzënisë, qytetarja thotë se nuk ka mundur ta ndjekë.

Sipas saj, në portofol nuk kishte shumë para, por ndodheshin dokumente të rëndësishme, përfshirë patentën, kartën e identitetit dhe kartën bankare.

Në foton e dërguar në redaksi shihet një person me bluzë të zezë, xhinse të çara, kapele dhe çantë shpine, duke kaluar rrugën në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Qytetarja kërkon që rasti të bëhet publik, ndërsa pamjet dhe rrethanat e denoncuara mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit