Zidane dhe magjia e kontrollit të topit, kthen çdo prekje në spektakël

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2026, 17:26

Edhe pse tashmë qëndron në stol si trajner i Francës, Zinedine Zidane duket se nuk e ka humbur magjinë me topin.

Gjatë ndeshjes së djeshme Francë–Belgjikë, të zhvilluar në Stade de France, një top i larguar nga fusha përfundoi pranë Zidane dhe ish-ylli francez tentoi ta kontrollonte me qetësinë dhe elegancën që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij.

Momenti tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe pamjet nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale. Edhe pse kontrolli nuk ishte perfekt, si dikur në fushën e blertë, reagimi i tifozëve tregoi se për Zidane një prekje topi mjafton për të sjellë nostalgji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit