Polici në Pogradec rrezikon jetën për të shpëtuar gruan që po vetëm*ytej në liqen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2026, 16:33

Një akt i guximshëm dhe human është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku një punonjës policie ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një qytetare që tentoi t’i jepte fund jetës duke u futur në ujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, në kushte të vështira atmosferike dhe me temperatura shumë të ulëta.

Pavarësisht rrezikut dhe temperaturave të ftohta, punonjësi i Policisë Mateo Damo nuk ka hezituar të ndërhyjë, duke u hedhur me shpejtësi në liqen dhe bërë të mundur shpëtimin e jetës së qytetares.

Më pas në ndihmë i kanë ardhur edhe forca të tjera të Policisë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e gruas në breg të liqenit.

Për momentin ende nuk dihen rrethanat që e kanë shtyrë gruan drejt këtij akti të rëndë, por duhet thënë se veprim i policit është një shembull i jashtëzakonshëm i guximit, përkushtimit dhe humanizmit.

Në një moment kur çdo sekondë ishte vendimtare, ai zgjodhi të rrezikonte veten për t’i shpëtuar jetën një personi tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit