Trupi i copëtuar i një gruaje gjendet në Maqellarë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2026, 15:43

Trupi i pajetë i një gruaje rreth 70 vjeçe është gjetur në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.

Trupi është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk është e qartë nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo në rrethana të tjera.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit