“Lumi Krumë po mbytet nga mbeturinat”, hasjanët të shqetësuar për ndotjen dhe bagëtitë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2026, 15:06

Disa banorë të Bashkisë Has i janë drejtuar redaksisë tonë me një denoncim për ndotjen e lumit Krumë, duke treguar se mbetje urbane po hidhen në lum nga punonjës të bashkisë.

Sipas banorëve, mbeturinat janë hedhur pranë urës në lagjen Pekaj, duke shkaktuar ndotje të ujit. Ata shprehen të shqetësuar edhe për pasojat që kjo situatë mund të ketë te bagëtitë, të cilat, sipas tyre, konsumojnë ujë nga lumi.

“Punonjësit e Bashkisë Has po na ndotin lumin Krumë duke hedhur mbeturinat në lum. Nga ndotja po na rrezikohen edhe bagëtitë, që po pinë ujë shumë të ndotur”, shprehen banorët në denoncimin e tyre.

Ata thonë se mbetjet janë depozituar pranë urës në lagjen Pekaj dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Banorët kritikojnë gjithashtu Bashkinë Has për mungesën e reagimit dhe kërkojnë që autoritetet të marrin masa për pastrimin e zonës dhe mbrojtjen e lumit.

Denoncimi i banorëve:

Jemi disa banore te bashkis has po ju drejtohemi juve te na pasqyroni ne medja per ni veprim qe po ban bashkia has mbi lumin kruma punojsit e bashkis has pi na ndotit lumin kruma duke hedhe mbeturinat ne lum dhe duke u ndotur lumi dhe nga ndotja po na rrezikohen edhe bagetia qe po pij uj shum te ndotur dhe i nderumi kryetae e stafi i ti po rrin ne gjum dhe po bajn sikur po punojm per popullin e dashur.kto mbeturina qe jan hedhur jan jo ma shum se 500 metra vij ajrore nga zura e kruetarit te nderuar dhe se ban sikur po digjet zemra per ket popull kto mbeturina jan hedhur tek ura ne lagjen pekaj qe asht zan ura nga dy anet.nuk po di ma gjat qa tju the se e rregulloni ju ma mir ve mos put per ket popull .flm per mir kuptimin gjanat qe ju thash jan ralitet du te jem anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit