Gjoba ditë për ditë për parkimin, qytetari: “Aty nuk ka as tabelë që ndalon parkimin”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2026, 15:05

Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vendosjen e gjobave për automjetet e parkuara në një zonë ku, sipas tij, mungon çdo sinjalistikë që ndalon parkimin.

“Po marrim gjoba ditë për ditë në një vend ku s’ka tabelë ‘ndalohet parkimi’. Rrugën e këmbësorëve nuk e zëmë asnjë në qytetin e Beratit”, shkruan qytetari.

Sipas denoncimit, qytetarët po penalizohen vazhdimisht për parkimin në këtë hapësirë, ndërsa pretendohet se vendi nuk është i sinjalizuar qartë si zonë ku parkimi është i ndaluar.

Denoncuesi kërkon që autoritetet të sqarojnë situatën dhe të bëjnë të qartë se mbi çfarë baze vendosen gjobat në një zonë ku, sipas tij, mungon tabela përkatëse.

Nëse parkimi është i ndaluar, qytetarët meritojnë sinjalistikë të qartë. Nëse jo, atëherë lind pyetja se përse gjobat po shpërndahen ditë pas dite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit