Fatmira sjell në jetë fëmijën e 11-të: E lumtur sepse e kam shtëpinë plot

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2026, 12:56

Ndërsa shumë çifte të rinj hezitojnë të sjellin në jetë një fëmijë, për Fatmirën dhe Ervini ardhja e një fëmije tjetër është një tjetër gëzim. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë Zeid, duke u bërë anëtari më i ri i një familjeje tashmë të madhe. Çifti ka edhe 10 fëmijë të tjerë, tetë vajza dhe dy djem.

Fatmira tregon se të gjitha lindjet e saj kanë ndodhur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku thotë se ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Për të, rritja e një familjeje të madhe nuk është barrë, por një burim i vazhdueshëm lumturie dhe bekimi.

“Jam e lumtur dhe e kënaqur që kam një familje të madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë. Unë jam e lumtur sepse e kam shtëpinë plot”, është shprehur nëna e 11 fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit