Endrit Thaçi shpërthen pas përplasjeve në Prishtinë: Qeveria goditi veteranë e fëmijë dëshmorësh, pabesi që s’harrohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2026, 11:21

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër pas tensioneve dhe përplasjeve të një nate më parë para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkonin votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë protestës pati përplasje mes demonstruesve dhe Policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji. Thaçi e ka drejtuar gishtin nga Qeveria, duke i cilësuar si “të turpshme” veprimet ndaj protestuesve dhe duke përmendur veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve.

“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK. Është e turpshme se sot kur jetojmë në liri që e solli UÇK, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”.

Në reagimin e tij, Endrit Thaçi u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për sot, në orën 12:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit