Platacion kanabisi brenda një godine të pabanuar, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2026, 09:53

Një kontroll rutinë policor në Kalbe të Gjermanisë ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh kanabisi të ngritur brenda një godine të pabanuar. Ngjarja ndodhi pasditen e 2 tetorit, kur efektivët që patrullonin në zonë konstatuan një erë të fortë kanabisi që vinte nga një objekt në rrugën “Breiten Weg”.

Pas kontrollit të godinës, policia zbuloi rreth 800 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje. Në ambientet e objektit ndodheshin edhe dy shtetas shqiptarë, 32 dhe 56 vjeç, të cilët u ndaluan menjëherë nga autoritetet gjermane.

Të dyshuarit dolën para gjykatës më 3 tetor, pas kërkesës së Prokurorisë së Stendalit. Gjykata vendosi masën e paraburgimit dhe dy shqiptarët u dërguan në institucionet penitenciare. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur detaje mbi organizimin e plantacionit apo rolin konkret të të arrestuarve, ndërsa hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit