Arrestohen 6 persona në Austri, transportonin 11 kg kokainë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2026, 07:27

Policia austriake ka arrestar gjashtë persona, mes tyre tre shqiptarë dhe tre italianë, të dyshuar për trafik droge. Operacioni u zhvillua pranë Schwechat, në afërsi të Vjenës, pas një hetimi të nisur nga autoritetet kriminale austriake.

Sipas hetimeve, personat ishin përfshirë në transportin e një sasie të konsiderueshme kokaine. Në kuadër të operacionit, autoritetet ndoqën një prej të dyshuarve dhe më pas ndërhynë për arrestimin e grupit.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti një kartë aksesi për një dhomë hoteli në Niederösterreich, ku u sekuestruan rreth 11 kilogramë kokainë, para cash dhe telefona celularë. Të arrestuarit janë vënë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë aktivitetin e grupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit