“Kanë pastruar vetëm 100 metra”/ Banori i Shkozetit denoncon kanalin e bllokuar

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.10.2026, 00:48

Një banor i Shkozetit në Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një kanali kullues në zonën ku banon.

Sipas tij, Bashkia Durrës ka ndërhyrë vetëm në një segment prej rreth 100 metrash në fillim të kanalit, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e papastruar.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një pjesë e kanalit e mbuluar nga kallamishtet dhe bimësia e dendur, ndërsa uji duket i turbullt dhe në sipërfaqe dallohen mbetje të ndryshme.

Në një tjetër segment shihen gjurmë të punimeve dhe bimësia e hequr në anë të kanalit, por më tej pastrimi ndërpritet dhe kanali vijon të jetë i mbuluar nga kallamishtet dhe shkurret.

Banori ngre shqetësimin se, me nisjen e reshjeve, bllokimi i kanalit mund të sjellë sërish probleme me përmbytjet në zonën përreth.

“Bashkia e Durrësit ka pastruar vetëm 100 metra kanal, vetëm në fillim dhe më pas e kanë lënë pa pastruar. Tani që fillojnë shirat, përmbytemi përsëri”, shprehet banori.

Ai kërkon që pastrimi i kanalit të përfundojë në të gjithë gjatësinë e tij, përpara se reshjet të shtohen dhe situata të përkeqësohet.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga banori, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e Bashkisë Durrës lidhur me problematikën e ngritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit