Një efektiv policie është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi akuzohet se ka marrë ryshfet nga një i arrestuar për t’i mundësuar largimin nga banesa. Në pranga ka rënë Inspektor Çlirim Torra, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, i cili varet nga Komisariati i Librazhdit dhe DVP Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan provuan se punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi me iniciale A.R. Ky i fundit ndodhej nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa efektivi e ka favorizuar duke i lejuar shkeljen e masës dhe daljen nga banesa.
Ndaj Inspektor Çlirim Torrës rëndojnë hetimet për dy vepra penale: