Ra nga kati i dytë i banesës ku po punonte, humb jetën 64-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.10.2026, 17:50

Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po kryente punime.

Viktima është identifikuar si Agron Nika, banues në Dimal. Ai ishte angazhuar për të kryer punime në banesën e djalit të një shtetasi nga Fieri, Jani Fuli.

Pas ngjarjes, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Jani Fulin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit